“Agjentë 007” brenda partisë/ Ja për çfarë do të shërbejnë letrat anonime për drejtuesit të cilat përmendi Rama gjatë kongresit

Edi Rama, ka mbajtur sot Kongresin e PS-së ka zbuluar mekanizmin e ri në të cilën do të kryhet funksionimi i brendëshëm të partisë.

Sakaq, ai ka njoftuar se si do të ngrihet ky mekanizë por edhe mbi mënyrën e opinionit sekret që do të japin antarët e partisë socialiste nëpërmjet fletëve sekrete.

Këto letëra do të ndihmiojnë në mirëfunksionimin e institucioneve vendore dhe qendrore.Ndër të tjera, Rama ka cituar se ky do të kthehet në rregull që do të përsëritet vazhdimisht.

Kjo sipas kryeministrit do të mbrojë edhe rezultatin në komisione.

“Së pari mendoj se është e udhës që në vjeshtë të mbahet tjetër Kongres që t’i përkushtohet llogaridhënies lidhur me çka thamë sot, lidhur me një periudhë që do jetë sfiduese dhe provë për të gjithë. Po njëkohësisht duhet të ndërtojmë një mekanizëm të marrjes së opinionit të gjithë anëtarësisë për institucionet vendore dhe qendrore në territor, marrje mendimi me shkrim. E gjithë partia do ftohet të japë opinionin e vet me një fletë sekrete për gjithë drejtuesit dhe performancën e institucioneve në territor. Partia duhet të jetë syri që ndjek në emër të zgjedhjeve të saj realizmin e programit.

Këtë gjë ta kthejmë në rregull, nuk mundet dot që të zgjedhurit të jenë të mbrojtur nga një gardh bashkëpunëtoresh të afërmish që janë dhe anëtar këshillash etj, ndërkohë që pjesa tjetër që janë atje sa herë që është nevoja për të kërkuar vota, për të mbrojtur rezultatin në komisione mbeten jashtë.

Gjithashtu në maj qershor do të bëjmë një kongres të madh për bujqësinë me të gjitha temat e zhvillimit. Pastaj kongresin për arsimin në fillim të shtatorit. E njëjta gjë, me prindër, mësues, specialistë, të gjithë llojet e përfaqësimeve. Votimet janë në 2025, nuk kemi nevojë të bëjmë fushatë, do ta bëjmë kulturë të punës së kësaj partie, ndërveprim me njerëzit. Mënyrë me të qenit” deklaroi Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *