Kriza ekonomike/ Sa shkon fatura e show-t të Kongresit

Spektakli dhe show janë të vetmet sinonime që të vijnë në mëndje gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Ngjyrat e forta linjat estetike të kuruara në detaje ndonjëherë moderne dhe ndonjëherë me karakter popullor ashtu siç ishin edhe sot dengjet me kashtë, duket se po i afrohemi sa herë e më shumë barit.

Në Kongresin e sotëm nuk ka munguar luksi, plotë 5 panele me të ftuar në Bulevard ku secila kishte organizim më vete dhe regjia kryeore kontrollohej nga vete qeveria. Një nisje si kurrë më parë e cila përbënte vetëm sesionin e parë, duke kulmuar në Pallatin e Kongreseve  ku rreth orës 12.00 hyri me pompozitet edhe vetë Edi Rama.

Ajo që bije në sy është se ministrat dhe vet kreu i qeverisë bënë thirrje për të kursyer sa më shumë,  pasi lufta në Ukranië i ka dhënë goditjen ekonomisë duke ngritur çmimet por nga ana tjetër Rama bën spektakël.

Duke kalkuluar të dhënat e 3 vite më parë Kongresi në 23 mars 2019 ka kushtuar 1.5 milion euro.

Kurse Kongresi i sotëm duket qartë që është shumë më pompoz me dekorin dhe organizimin e saj. Vlen për tu përmendur se  sot 3 vite kostot e organizimit të eventeve janë rritur ndjeshëm dhe vlen për tu përmendur se shifra 1.5 milion euro bindshëm është tejkaluar.

Organizuesit e eventeve të pyetur nga Priza.al shprehen se sot kushton shumë më shumë organizmi i një eventi se sa më parë duke lënë të kuptohet se llogaria  tashmë kap më shumë zero. Por ashtu siç e deklaron edhe vet Kryeministri Rama “Mos kini merak shpenzimet i pagon shteti”/ Priza.al

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *