VIDEO/ Aleatit të Putin i “thyhen” turinjtë teksa ishte duke luajtur hokej në akull

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, është lënduar sot gjatë një loje amator të hokejit në akull, që është zhvilluar në Minsk. Siç raportojnë mediat, ekipi i tij megjithatë ka fituar 5:1 ndaj një ekipi rajonal të Minskut.

Lukashenko është lënduar nga një lojtar i ekipit kundërshtar, i cili aksidentalisht ka goditur atë në fytyrë me shkopin e hokejit.

Duke e njohur pushtetin e autoritar të Lukashenkos në Bjellorusi, lojtari në fjalë ka mundur ta pësojë keq, mirëpo siç raportohet, ky aksident nuk ka ndikuar në disponimin e presidentit, raporton Interfax.

Ndryshe, Lukashenko është njëri prej aleatëve më të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin. Ai e ka përkrahur me të gjitha kapacitetet pushtimin rus në Ukrainë, duke i dhënë ndihmë ushtarake, por edhe territoriale për të kryer sulme mbi caqet në Ukrainë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *