Florian Marku jep lajmin e madh: Ndeshja e radhës në Tiranë

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka konfirmuar se meçin e radhës do ta zhvillojë në Tiranë.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Florian Marku tregoi se janë në bisedime për të zhvilluar një ndeshje në Tiranë dhe së shpejti do të tregojë për datën.

Përveç kësaj, boksieri falënderoi shqiptarët për mbështetjen që i kanë shfaqur në meçin e tij të fundit.“Jam shumë i lumtur. Faleminderit të gjithë shqiptarëve për përkrahjen. Në Newcastle u duk sikur isha në Shqipëri.

Ndeshja e radhës jemi në diskutim që të zhvillohet në Tiranë. Së shpejti do ju tregoj datën”, tha ai me anë të postimin.Floriani javën e kaluar arriti të mposhtë anglezin Chris Jenkins me noakut dhe kështu e mbrojti titullin kampion për pesha të lehta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *