Ditën e sotme ka nisur seanca e rivlerësimit të masave për efektivët e policisë kufitare në Kukës, të cilët akuzohet për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”. Sakaq, pritet që gjykata të vlerësojë masat për 34 të arrestuarit ku 17 prej tyre janë punonjës policie dhe ndodhen në “Arrest në burg‶ 14 në ‶Arrest në shtëpi‶, dhe 3 të tjerë janë pezulluar nga detyra.
Ata janë:
- Laert Shkëlqim Sulo
- 2Ani Xhemal Hoxholli
- Emilton Ismet Asllanaj
- Halim Azem Shehu
- Arben Bajram Kastrati
- Arjan Ahmet Sokoli
- Dashnor Ali Braha
- Elidjana Xhevahir Toçila
- Endrit Arben Uka
- Fatri Bari Iseberi
- Bedri Xhezair Duraku
- Avni Hajredin Tershalla
- Arben Man Goçi
- Reni Isuf Dokolli
- Shpëtim Qemal Cenaj
- Atli Nazmi Jashari
- Klevis Gani Salkurti
- Muhamet Qemal Cengu
- Rezarta Refat Lako
- Vehbi Shukri Nerguti
- Vojsava Xhevahir Selmani
- Xhuliana Kastriot Maksutaj
- Fatri Ruzhdi Braha
- Arta Myfit Rredhaj
- Gezim Haxhi Duraku
- Haqif Elmaz Halilaj.
- Kapllan Qazim Dogjani
- Mimoza Reshat Shahinaj (Ismailaj).
- Xhaferr Bislim Elezi
- Sazan Elez Ibra
- Sule Demir Onuzi
- Urim Ismal Lami (Elezi)
Sipas SPAK ata i kanë kryer veprat penale në bashkëpunim, ku sipas burimeve policët merrnin nga 10 deri në 100 euro personave që kishin sende te paligjshme apo nuk plotësonin dokumentacionin e nevojshëm për të kaluar kufirin. Mësohet se punonjësit e policisë i bashkonin lekët, dhe në fund i ndanin me njëri-tjetrin.
Ndërkohë, nga hetimi i SPAK rezulton se punonjësit e policisë favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, personave që trafikonin automjete, sende të tjera të kundra ligjshme. Si dhe ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, por edhe persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.