Bregdeti i “Ranës së Hedhun” në Shëngjin ka marrë pamje të frikshme dhe tronditëse.
Shëngjini është mbushur plot me pula të ngordhura. Sakaq, ende nuk dihet nëse shpendët janë hedhur apo i ka sjellë vetë dallga e detit.
Bëhet me dije se deri më tani institucionet përgjegjëse nuk kanë qenë prezentë për të bërë verifikimin e situatës. Ndërkohë, kujtojmë se Durrësi mban rekord në lidhje me pulat e ngordhura nga gripi i shpendëve, kjo sepse aty ndodhen edhe pularitë më të mëdha.