Basha iku dhe ja hapi dyert, rikthehet në PD Rudina Hajdari

Rikthehet në Shqipëri pas një pauze nga politika, Rudina Hajdari.

Hajdari mësohet se është kthyer si shkak i krizës që ka kapluar Partinë Demokratike muajt e fundit. E pyetur për median, ajo shprehet se shqiptarët kanë nevojë për një opozitë të shëndetshme për një parti demokratike e cila u krijua për të sjellë demokracinë në vend.

“Arsyeja e rikthimit tim në Shqipëri është për kriza që ka 8/9 muaj që ka zënë Partinë Demokratike. Një krizë e cila ka vite që akumulohet nga dështimet e njëpasnjëshme që vjen si pasojë e një lidershipi të dobët që nuk arriti të kurorëzohet me një fitore. Shqipëria ngeli me një opozitë goxha të dobët ndaj mendoj që shqiptarët kanë nevojë për një opozitë të shëndetshme për një parti demokratike e cila u krijua për të sjellë demokracinë në vend.”

Sakaq, Hajdari thekson se dorëheqja e Bashës i ka lënë hapësirë mjaftueshëm shumë demokratëve të përjashtuar ndër to, ndër to mendohet të jetë dhe vetë ajo. Rikthimi sipas saj lidhet me kontributin për rimëkëmbjen e PD-së dhe opozitës, tha ajo.

“Tashmë që zoti Basha u dorëhoq ka hapësirë mjaftueshëm për shumë njerëz që të afrohen sidomos ato që janë përjashtuar njëjtë si unë. Në mënyrë kategorike nuk më pranuan që të rikthehesha në PD. Tashmë që zoti Basha u largua, e pashë si mundësi shumë të mirë që dyert i kisha të hapura edhe të rikthehesha në PD për të dhënë kontributin tim, duke bërë më të mirën për rimëkëmbjen e PD-së dhe opozitës.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *