Është identifikuar kufoma e të riut që u gjet i mbytur buzë lumit Shkumbinit, në fshatin Jagobin të Elbasanit.
Policia e Shtetit ka bërë të mundur identifikimin e trupit të pajetë që u gjend ditën e sotme i mbytur në lum dhe sipas saj, personi i pajetë është 27-vjeçari, Eridjon Topi, i lindur në Elbasan, por banues në Tiranë.
Trupi i tij u gjet pranë fshatit Jagodinë në Elbasan, dhe mendohet se ka dy ditë që ishte mbytur.
Kjo gjykuar edhe nga gjendja e dekompozuar e trupit. Kanë qenë banorët e fshatit ata të cilët kanë konstatuar dhe më pas nxjerrë trupin nga rrjedha e lumit.
Nuk ka ende informacion lidhur mbi rrethanat në të cilat viktima është mbytur.
/Priza.al/