Gjendja alarmante nga pulat ngordhura në Shëngjin, eksperti: Vetëm 4 pula gjetëm

Dedë Rama, përgjegjësi i Veterinarisë ka reaguar në lidhje me shpendët e ngordhura të gjetura në bregdetin e Shëngjinit.

Ai është shprehur se nuk ka pasur nevojë për të krijuar gjendje alarmante sepse vetëm katër pula janë gjetur në lidhje me zonën territorial të qarkut Lezhë.

“Na u krijua një gjendje alarmante sikur bregdeti ishte mbushur me pula të ngordhura, kurse ne në terren nuk pamë gjë tjetër, vetën se katër pula që nuk kanë lidhje me zonën territorial të qarkut Lezhë, e sidomos me fermat e Lezhës. Me qenë se shpendët ishin të dekompozuar, ne bashkë me specialistin e zyrës morëm masat.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *