E fundit/ Ndërron jetë 45 vjeçari papritur në lokal (Shkaku)

Një 45 vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në qytetin e Korçës. Bëhet me dije se shtetasi me iniciale S.L., ka ndërruar jetë në një lokal por deri më tani dyshohet se shkaqet të kenë qenë natyrale.

Njoftimi i Policës:

“Më datë 10.04.2022, rreth orës 13:35, në lagjen nr. 8, Korçë, në ambientin e një lokali, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale shtetasi S. L., 45 vjeç, banues në Korçë“, thotë policia.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime në trup. Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *