Vladimir Putin, presidenti rus ka emëruar një gjeneral të ri për të drejtuar luftën në Ukrainë ndërsa mësohet se ushtria e tij ka ndryshuar planet pas dështimit për të marrë Kievin.
Gjenerali i ushtrisë Alexander Dvornikov, komandant i Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë, është emëruar komandant teatri i fushatës ushtarake të Rusisë në Ukrainë, sipas burimeve të larta.
Sakaq, Këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha është shprehur se “asnjë emërim i ndonjë gjenerali nuk mund të fshijë faktin se Rusia tashmë është përballur me një dështim strategjik në Ukrainë”.
Duke folur për “State of the Union” të CNN, ai tha:
“Ky gjeneral do të jetë thjesht një autor tjetër i krimeve dhe brutalitetit kundër civilëve ukrainas. Dhe Shtetet e Bashkuara, siç thashë më parë, janë të vendosura të bëjnë gjithçka që mundemi për të mbështetur ukrainasit, ndërsa ata i rezistojnë atij dhe i rezistojnë forcave që ai komandon. Bëhet me dije se në vitin 2016, Putin i dha Dvornikov medaljen Hero i Rusisë, një nga çmimet më të larta të vendit.