Goditet mizorisht me levë kancelari i Gjykatës së Elbasanit

Kancelari i Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi është goditur me mjete të forta, mbrëmjen e sotme.

Bëhet me dije se Sulkuqi është goditur disa herë me levë në trup nga persona të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur sapo kancelari i Gjykatës ka dalë nga një bar-kafe afër Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur për shkak të detyrës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *