VIDEO/ Barcelona “djersin” për të siguruar 3 pikët ndaj Levantes

Barcelona vijon serinë e fitoreve radhazi. Katalanasit kanë fituar në limit 2-3 në fushën e Levantes.

Pas një pjese të parë pa gola, me fillimin e të dytës, Levante zhbllokoi shifrat me Morales.

4 minuta më vonë Levante kishte mundësinë të dyfishonte shifrat, por Marti gaboi nga pika e bardhë.

Barcelona nuk u dorëzua dhe realizoi dy herë brenda 4 minutave me Aubaymeyang 59′, Pedri 63′.

Vendasit do t’ia dilnin që të barazonin rezultatin në minutën e 83 me Melero fal një tjetër penalltie.

Kur u mendua se ndeshja do mbyllej në barazim, goli i fitores erdhi nga Luk de Jong në minutat shtesë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *