Përgjimet e policëve të arrestuar për shpërdorim detyre në Morinë, ka nxjerrë zbuluar edhe emrin e këngëtares shqiptare, Zaimina Vasjarit. Bëhet me dije se kjo e fundit ka kaluar fëmijët e saj në kufi pa prokurën e posaçme. Ndërkohë në dosjen e prokurorisë theksohet se datën 02.01.2022 ora 10:57 në aplikacionin Whatsapp shtetasi i regjistruar me emrin “Tani Durrës” i thotë, Laertit Sulos me SMS se në kufi ndodhet bashkëshortja e një mikut të tij bashkë me fëmijët, duke përmendur emrin e Zajmina Vasjarit, mirëpo nuk ka prokurë.
PËRGJIMET:
Laert Sulo Polici: Kur do kthehet
Tani: Ja ta pyes… dy ditë datë 4 ka kthim…
Laerti: Ok çfarë makine ka ose jepi nr tim të flas me të……
Tani: “Renxh Rover “AA001UD”…
Ndërkohë, pas orës 11:00 Laert Sulo ja kalon me mesazh targën e automjetit të shtetases si porosi për ta ndihmuar punonjësit të policisë Emilton Asllanaj me detyrë përgjegjës turni në P.K.K Morinë duke i thënë:
Laert Sulo: Ndihmoje pak është duke ikur për në Kosovë, duhet ta njohësh Zajmina Vasjari…
Nga verifikimet e kryera, rezulton se këngëtarja ka kryer dalje nga Republika e Shqipërisë në datë 02.02.2022 dhe ka hyrë në datë 04.02.2022, duke kaluar kufirin me mungesë dokumentacioni Prokurore për fëmijët e mitur, duke u ndihmuar nga punonjësi i policisë Emilton Asllanaj kundrejt një pagese. Sakaq, në sistemin TIMS rezultojnë të regjistruar edhe dy fëmijët e saj të mitur.