“Fëmija u përplas me makinën time”/ Policia rrëzon pretendimet e ministres, shkak shpejtësia e lartë

Rozeta Hajdari, ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka përplasur një fëmijë me makinë ditën e djeshme,  ajo është shprehur shkaku i aksidentit është i mituri.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vicianum” në Prishtinë rreth orës 12:25. Por policia, njofton se shkak i aksidentit është bërë mospërshtatja e shpejtësisë së kushteve ndaj rrugës.

“Me datë 10.04.2022 rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Auto 1 Ford Fiesta ngjyrë e kaltër, shofer Rozeta Hajdari FSHK e lindur ***. Këmbësori i lënduar I.B. i lindur me ** 2012 në Prishtinë. Shkaku i aksidentit, mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës”, njofton policia e Kosovës.

Ministrja Hajdari nëpërmjet një postimi në Facebook ka deklaruar duke thënë se “një fëmijë u përplas në veturën e saj”.

“Për hir të informimit te drejtë, sot në mesditë në rrugën Vicianum në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, gjersa po kthehesha me veturën time personale për në banesë, gjatë vozitjes sime, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqësisht njëri nga ta u përplas anash në veturën time. Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmijës dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit. Ndihem më e lehtësuar, që pas ekzaminimeve mjekësore, fëmija nuk pësoi lëndime të rënda dhe është kthyer në shtëpi. Fëmija i uroj shëndet e jetë të gjatë!”, shkruan ministrja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *