Jo vetëm me familjarët, por edhe me…/ Lehtësohen masat anti-COVID në burgjet e Shqipërisë, ja sa takime në muaj do të zhvillojnë të burgosurit

Pas lehtësimit të masave ndaj Covid-19, janë rikthehen takimet me prindërit për të burgosurit në vend.

Në ambientet e vuajtjes së dënimit tashmë janë lejuar personat të cilët janë të dënuar do tu lejohen që të zhvillojnë  me familjarët e tyre por edhe me të afërm të tjerë gati 4 herë në muaj.

Sipas vendimit të ri, të burgosurit gra dhe të mitur do të kenë mundësi për katër takime në muaj e ndërsa për të burgosurit e martuar, apo që bashkëjetojnë sipas Kodit të Familjes do t’u lejohet një takim i zgjatur në muaj.

Kujtojmë se, sipas masave që u përcaktuan në kohën e kulmit të pandemisë, të burgosurit kishin të drejtë të takonin anëtarë të familjes vetëm një herë në muaj, e ndërsa tani më është vendosur që të vizitohen 4 herë në muaj.

Ndërkohë, familjarët që do të lejohen të takojnë të afërmit e tyre duhet të kenë test ose pasaportë vaksinimi. Edhe të arrestuarve apo atyre që futen në burg me vendim gjykatë u bëhet tamponi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *