Çudirat shqiptare/ Gjykata shkurton vitet e burgut nga 30 vite, dy vite më pas i jep 6 (Emri-Detaje)

Gjykata e Elbasanit ka vendosur ditën e sotme 6 vite burg për Aldrion Sheu, i cili shkaktoi aksidentin masiv dy vite më parë. Bëhet me dije se prokuroi Ritvan Sukaj kishte dënimin e Shehut me 30 vite burgim. Shehu duke drejtuar makinën tip “Passa” kaloi tre postblloqe prej Pogradecit deri në Elbasan, duke detyruar kështu policinë të ndërhynte forcërisht për ndalimin e tij.

Kujtojmë se forcat e rendit hodhën zinxhirë me gozhdë për çarjen e gomave të automjetit duke bërë që Shehu të kalonte në anën tjetër të rrugës, e cila solli dhe përplasjen me mjete të tjera.

Nga aksidenti masiv u plagosën 5 persona të pafajshëm, mes tyre dhe 1 polic.

Policia i bëri shenjë të ndalonte por Shehu shtoi shpejtësinë ndaj u vendos në ndjekje të tij për disa kilometra. Policia kishte dyshime se Shehu mund të ketë patur lëndë narkotike në makinë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *