Policia e Elbasanit “mban peng” hetimet e Talo Çelës

Policia e Elbasanit ka lënë në gjysmë procesin gjyqësor ndaj Talo Çela. Bëhet me dije se Gjykata e Posaçme i ka kërkuar bluve të Elbasanit të vendosë në banesën e 51 vjeçarit të ngjisë njoftimin se ndaj tij ka nisur një proces gjyqësor, kjo pasi ende nuk është kryer veprimi procedural nga policia.

Sakaq, procesi gjyqësor ndaj Çelës ende nuk ka nisur, duke u shtyrë kështu me 7 seanca njëra pas tjetrës.

Ndër të tjera policia e Elbasanit bën me dije gjykatën me anë të një shkrese se, fleta e njoftimit nuk është ngjitur ende në banesën e personit të kthyer tashmë në “fantazmë”. Fleta e njoftimit, është veprimi i fundit njoftues,  që do zhbllokonte procesin dhe do niste gjykimin në mungesë nga togat e zeza të GJKKO-së, përsa i përket dosjes së grabitjes së Rinasit, ku u vodhën gati 5.5 mln euro.

Ndërkohë, policia ende nuk ka bërë të ditur njoftimin se pse nuk e ka zbatuar urdhrin e gjykatës, duke mos zbuluar as arsyen. Tashmë pritet vetëm afishimi i njoftimit në banesën e Talo Çelës, dhe ai do të përballet me drejtësinë për një nga akuzat e shumta të ngritura nga ana e institucionit të akuzës, siç është grabitja e Rinasit.

I shumëkërkuari për këtë dosje, do gjykohet veçmas anëtareve të tjerë të grupit të grabitësve, pasi me ndryshimet e reja ligjore, çështja e një të dyshuari për vepër penale pezullohet për 1 vit, dhe nëse ai nuk arrestohet brenda këtij harku kohor, atëherë kryhen procedurat për nisjen e procesit në mungesë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *