ARRSH ka njoftuar ditën e sotme se ka nisur devijimi i rrugës nga Tirana në Elbasan dhe anasjelltas, kjo për periudhën 15 -22 prill.
Bëhet me dije se ky devijim do të vazhdojë me fashën kohore 22-6:00 të mëngjesit. Sakaq, njoftohet se punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit në dalje të Tiranës në drejtim të Elbasanit janë duke përfunduar.
Sipas ARRSH, për shkak të këtij devijimi, mjetet që do të vijnë nga Elbasani do të lejohen që të kalojnë në rrugën pas “TEG-ut” ndërsa ata që vijnë nga Unaza Lindore do të lejohen vetëm të kthehen djathtas në drejtim të Tiranës.
Ndër të tjera, mjetet e vogla të cilat do të vijnë nga Tirana, duhet të kthehen në mbikalimin “Mjull Bathore”, ndërsa ato të rëndat, si trajle e maune duhet të parkohen përgjatë segmentit “Mjull Bathore-TEG”.