Enkelejd Alibeaj, kreu i grupit parlamentar ka kërkuar lirimin e kryetarit të të përndjekurve politikë, Kol Nikolli.
Nikolli u arrestua ditën e sotme në doganë teksa ishte nisur për të udhëtuar në Itali, por u ndalua nga policia në aeroport sepse ndaj tij ka pasur një urdhër arresti.
Sipas Alibeajt, autoritetet shtetërore duhet t’i kërkojnë falje publike kryetarit të të përndjekurve. Sepse në shtetin e tij nëse vjedh 430 milionë euro shëtit i lirë, ndërsa nëse ngre zërin përfundon pas hekurave.
“Ndalimi në kufi si një kriminel, i një personaliteti që përfaqëson të përndjekurit politikë, familjarisht te persekutuat nga komunizmi, siç është rasti i Kol Nikollit, është padyshim prova që ky pushtet është kundër qytetarëve shqiptarë. Në vend që të ndalojnë ata që me aferën e inceneratorëve vodhën 430 milion euro, ndalojnë Kol Nikollin, vetëm se pretendohet se ka dalë krah qytetarëve të vet që ngritën zërin për rritjen e çmimeve. Pra, në shtetin e Edi Ramës, nëse vjedh 430 milion euro, shëtit i lirë e shkon në të gjithë botën, por ama nëse bën detyrën si qytetar i këtij vendi përfundon pas hekurave. PD i kërkon autoriteteve të lirojnë menjëherë kreu e shoqatës së të përndjekurve politikë Kolë Nikolli dhe ti kërkojnë falje publike”, shkruan Alibeaj.