Ushqimet që konsumoni shkaktojnë reaksion në trup, ja se çfarë duhet të hani bazuar në grupin tuaj të gjakut

Dieta bazuar në grupin e gjakut, konsiston në ushqimet që hamë. Pasi këto të fundit mund të reagojnë kimikisht me grupin e gjakut. Por nëse do të krijoni një dietë të balancuar në lidhje me grupin e gjakut, trupi juaj do ta tresë me lehtësisht ushqimin, dhe ju do mundet të humbisni edhe peshë. Sakaq, mund të keni më shumë energji, si do arrini të parandaloni një sërë sëmundjesh.

Ja se çfarë mund të hani, në varësi të grupit tuaj të gjakut:

Lloji i gjakut O: Një dietë e pasur me proteina të pasura me mish pa dhjamë, shpendë, peshk dhe perime, dhe e lehtë me drithëra, fasule dhe bulmet. Sakaq, rekomandohet gjithashtu edhe përdorimi i suplemente të ndryshme për të ndihmuar me problemet e barkut.

Lloji i gjakut A: Një dietë pa mish e bazuar në fruta dhe perime, fasule dhe bishtajore dhe drithëra në mënyrë ideale, organike dhe të freskëta, kjo sepse njerëzit me grupin A të gjakut kanë një sistem imunitar të ndjeshëm.

Grupi B i gjakut: Shmangni misrin, grurin, thjerrëzat, domatet, kikirikët dhe farat e susamit. Pula është gjithashtu problematike. Rekomandohet të hahet perime jeshile, vezë, mish dhe bulmet me pak yndyrë.

Lloji i gjakut AB: Ushqimet ku duhet të përqendroheni përfshijnë prodhime deti, bulmet dhe perime jeshile. Kjo pasi njerëzit me grup gjaku AB priren të kenë aciditet të ulët në stomak. Shmangni kafeinën, alkoolin dhe mishin e tymosur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *