Një shtetase është arrestuar ditën e sotme nga policia. Bëhet me dije se 35 vjeçarja, me iniciale E.X ka goditur një punonjës të policisë rrugore. Sakaq, burimet për median bëjnë me dije se fillimisht shoferja është ndaluar nga një efektiv i policisë rrugore pasi ishte e dehur në timon dhe kishte përplasur një tjetër automjet të drejtuar nga një grua.
Ndërkohë 35 vjeçarja ka rrezikuar dhe jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës, por si të mos mjaftonte ajo pasi është ndaluar nga policia ka shpërthyer ndaj efektivit duke e goditur atë.
Pritet që 35-vjeçarja të japë llogari për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.
Njoftimi i Policisë:
“U bë arrestimi i E. X., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, pasi duke drejtuar mjetin e saj, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen Sh. I. Gjatë veprimeve policore, shtetasja E. X. ka goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës“, njofton policia.