Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Durrës, si shkak i dhunës në familje.
Bëhet me dije se një 49-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish gruas dhe djalit të tij.
Ndërsa një tjetër 55-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas dhe fëmijëve të tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit:
H., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe djalit të tij;
V., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.