Takimi me Scholz, Rama: Jam shumë i inkurajuar nga biseda me kancelarin

Pas takimit, kryeministri Edi Rama dhe kancelari Olaf Scholz kanë dalë në konferencë për mediat, ku pas të zotit të shtëpisë ka folur edhe Rama.

Kryeministri tha se pas bidedës ndjehet shumë i inkurajuar pasi ka marrë një gadishmëri për të shtyrë me më shumë vendosmëri përpara procesin e integremit të Ballkanit Perëndimor.

Fjala e Ramës:

Ishte vërtetë kënaqësi të merrja ftesën tuaj dhe të ritakoheshim pas takimit të parë në qytetin e mrekullueshëm të Hamburgut. Nga ana tjetër jam shumë i inkurajuar nga biseda me kancelarin sepse gjeta një gadishmëri jashtëzakonisht inkurajuese të tij dhe të Gjermanisë për të shtyrë me më shumë vendosmëri përpara procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Shpresojmë që të ndodhë në Këshillin e ardhshëm në muajin Qershor.

E çmojmë shumë konsideratën dhe vlerësimet që kancelari evidentoi për progresin që kemi bërë, por kemi ende shumë për të bërë në të gjitha drejtimet. Jemi të vendosur të bëjmë shumë më shumë, ne kemi si qëllim të ndërtojmë një Shqipëri me standartet evropiane dhe këtë nuk ia dedikojmë Brukselit apo Berlinit, por ia dedikojmë fëmijëve tanë”, tha Rama. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *