Të martën, luhet ndeshja e kthimit në Champions League mes Real Madridit dhe Chelsea, me ndeshjen e parë që u mbyll me rezultatin 1-3 në favor të “galaktikëve”.
Kujtojmë që dy skuadrat u përballën për herë të parë në kompeticionet evropiane sezonin e kaluar në kuadër të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, me ndeshjen e parë që edhe at here u luajt në “Stamford Bridge” dhe ajo e kthimit u luajt në “Alfredo di Stefano”, pasi “Bernabeu” ishte në proces rekonstruksioni.
Përpos garave evropiane, Reali dhe Chelsea nuk janë përballuar as edhe në ndeshje miqësore në shtëpinë e “Los Blancos”, duke bërë që skuadra londize për herë të parë të shkelë nesër në “Bernabeu”.