“Kam pasur oferta që të loboj non grata-n”, Berisha: Je pse kam refuzuar

 Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin ”Politiko” ka komentuar shpalljen non grata nga SHBA disa muaj më parë.

Berisha tha se ka pasur 15 oferta lobimi për të hequr non-gratan, por nuk ka pranuar.

Ish-kryeministri tha se i ka vënë vetes qëllim që të bëjë gjithçka për transparencën e këtij vendimi.

“Kam pasur 15 oferta për lobim për të hequr ‘non grata’-n. Kam refuzuar çdo ofertë për lobim. Kam ndjekur dy linja.

Kam ngritur padi për shpifje. I kam vënë vetes qëllim të bëj gjithçka për transparencën e këtij vendimi.

Pa rezultate nuk kam qenë. Rreth 40 shkrime të cilat janë që të gjitha në këtë linjë, se është vendim politik. Asnjë shkrim nuk është i lobuar.”-tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *