LaQuedra Edëards është gruaja e cila vendosi të shpenzonte 40 dollarë në një pajisje për bileta lotarie në një supermarket në Los Angeles, aq e gatshme saqë dhe ishte gati të zgjidhte biletën me gërvishtje të preferuar para se dikush ta përplaste. Sakaq, një burrë i pasjellshëm u përplas me të, e shtyu dhe ajo shtypi pa dashje një numër të gabuar. Për këtë arsye, doli një biletë 30 dollarëshe në vend të biletës së preferuar, më të shtrenjtë.
“Ai thjesht u përplas me mua, nuk tha asgjë dhe doli nga dera,” tha LaQuedra për Lotarinë Shtetërore të Kalifornisë. Ndërkohë bileta 30 dollarëshe e llojit 200X Scratcher, për të cilën fillimisht ajo ishte u shqetësua në lidhje me faktin që kishte shpenzuar shumicën e parave për një biletë që as nuk e donte, i solli asaj fat.
Në momentin që e gërvishti biletën, kuptoi se kishte fituar çmimin kryesor: 10 milionë dollarë. “Unë jam ende në shok,” tha Edwards. Paratë e fituara ajo do t’i shpenzojë për të blerë një shtëpi dhe për të krijuar një organizatë jofitimprurëse.