Të divorcohesh mbase është një ndër etapat më të vështira që mund të kalojë një person. Kjo sepse në vetvete ky proces është shkatërrues dhe bëhet akoma dhe më i pakëndshëm kur kemi thyerje zemrash, zhgënjim dhe trishtim. Ballafaqimi me divorcin kërkon një gjendje shpirtërore shumë të maturuar, pa u zemëruar apo frustruar shumë. Sakaq, meshkujt përpiqen të duken të fortë gjatë situatave të tilla. Por kjo bëhet e vështirë ndonjëherë, sepse pritet që ata të përballen vetë me barrën e divorcit, pa asnjë dorë ndihmëse apo mbështetje. Më poshtë do të gjeni këshillat më të mira tek të cilat mund të mbështeten burrat të cilët po mendojnë divorcin:
Qëndroni të qetë kur jepni ose merrni lajmin
Nëse jeni ju apo gruaja ajo, personi i cili po kërkon divorcin, është thelbësore që të dy të jeni vërtet të qetë kur i thoni njëri-tjetrit se një divorc mund të jetë zgjidhja më e mirë. Të bërtiturit dhe grindjet gjatë një diskutimi të tillë do ta bëjnë këtë proces edhe më të shëmtuar.
Tregohuni të sigurt
Tregoni siguri se vendimi që keni marrë tashmë nuk ka kthesa. Si dhe vërtetojini partnerit tuaj se keni pasur kohë të mendoni për të gjitha këto dhe se divorci është gjëja që ju nevojitet vërtet në këtë moment. Si dhe mos lejoni që gruaja juaj se keni marrë një vendim me nxitim.
Mos flisni me njëri-tjetrin për këtë
Pavarësisht se sa zemërthyer jeni të dy, mos u përpiqni kurrë të flisni me njëri-tjetrin për divorcin. Kuptoni se nëse divorci ka hyrë si fjalë në diskutimin tuaj, atëherë martesa juaj është me të vërtetë në krizë dhe se ndoshta nuk mund të korrigjohet. Dhe kurrë mos kërkoni të jepni justifikime.
Zgjidhja e problemeve
Ju nuk do arrini kurrë t’i jepni zgjidhje çdo gjëje vetëm. Jepini vetes kohë për t’u shëruar nga divorci dhe mos tregoni veprime të nxituara ndaj situatave, sepse mund të shprehni diçka për të cilën do të pendoheni.
Kërkoni ndihmën e një profesionisti
Kërkoni ndihmë nga një ndërmjetës profesionist i cili mund t’ju ndihmojë. Ata do të bëjnë të mundur që procesi të kalojë pa probleme, pa asnjë sherr. Kjo do të bëjë që martesa të marrë fund shumë shpejt dhe pa shumë stres.