Pacienti i cili u plagos ditën e djeshme në spitalin e Lezhës, ka tentuar të arratiset nga forcat e policisë.
Bëhet me dije se 35 vjeçari i cili është vetëplagosur me thikë në fyt, pritej të transportohej drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Sakaq, ai ka tentuar edhe të zbresë nga ambulanca, në momentin kur kjo e fundit është nisur nga Urgjenca e Spitalit Rajonal të Lezhës. Ndërkohë, vetëm disa më vonë u bë e mundur dhe kapja e tij.