U vra me breshëri kallashnikovi, policia jep detaje për Bandullën: Ku u vra 55 vjeçari

Policia ka dalë në njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen në Shkodër. Bëhet me dije se shtetasi Nazmi Bandulla ka ngelur i vrarë rreth orës 8:15, në lagjen “Partizani” Shkodër.

Sakaq, ende ngelen të paqarta rrethanat e ngjarjes, ku dhe po punohet për kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 08:15, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *