Një pallati në Greqi është vënë në shënjestër të sulmuesve në orët e para të ditës së sotme.
Bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:00 në hyrje të pallatit, në rrugën Timfristou nr.36, ku sipas informacioneve banon kreu i Sigurimit të Shtetit.
Sakaq, aparati ndezës i improvizuar përbëhej nga 4 bombola gazi të cilat u aktivizuan për të shpërthyer.
Ndërkohë në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë së Departamentit të Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese të Policisë Helenike dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë shuar menjëherë zjarrin e vogël të shkaktuar nga shpërthimi.