10 tonë miell dhe gjizë e skaduar në furrën e bukës, AKU bllokon mallin

AKU ditën e sotme ka bllokuar 10 tonë miell të cilit i kishte kaluar afati sasia e gjetur ndodhej në një furrë buke në Korçë. Sakaq, në Lushnjë janë bllokuar 1000 kg gjizë, kjo e pa përshtatshme për konsumim.

Ndërkohë bëhet me dije se për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit janë vendosur masa administrative si dhe u janë bllokuar sasitë, si produkte të pasigurt për konsum me destinacion asgjësimin.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, qarku Korçë në vijim të monitorimit të situatës dhe garantimit të sigurisë ushqimore kreu kontrollin zyrtar në subjektin me inicial “B”, me aktivitet “Furrë Buke”, Korçë, ku gjatë kryerjes së procedurës në kushtet e flagrancës u konstatua se në ambientet e magazinimit të subjektit, u evidentua sasia prej 10 ton produkti “Miell” me afat të kaluar përdorimi.

Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u vendos masë administrative 500’000 lekë si dhe u bllokua sasia prej 10 ton “Miell”, produkt i pasigurt për konsum me destinacion asgjësimin.

Aksioni ka ndodhur që më 31 mars ndërsa vetëm sot është bërë publike në faqen zyrtare te AKU në Facebook.

Drejtoria Rajonale e AKU Fier në vijim të kontrollit paraardhës të kryer në subjektin me iniciale “V.D.”, Lushnje, ku pasi janë vendosur masat administrative përkatëse, është marrë mostër për kryerjen e analizave laboratorike për produktin “Gjizë”, e cila u bllokua deri në daljen e rezultatit të analizave.

Pas njoftimit zyrtar të ardhur nga ISUV, të raport-provës për vlerë mbi normë me E. Coli të produktit “Gjizë”, trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale të AKU Fier kreu kontrollin zyrtar, ku për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u vendos masë administrative “Gjobë” si dhe është bllokuar sasia prej 1000 kg “Gjizë” e papërshtatshme për konsum me qëllim asgjësimin e saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *