Ilirijan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u ka bërë thirrje partive politike që të krijojnë sa më parë komisionet parlamentare për Reformën Zgjedhore, kjo pasi një vit më parë janë ndarë nga zgjedhjet e ardhshme lokale.
Ndër të tjera, palët politike nuk kanë nxjerrë emra konkretë për Komisionet, kjo deri në momentin që PD është e ndarë, shprehet Celibashi.
“Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, iu ka bërë thirrje partive politike që të ngrejnë sa më parë komisionet parlamentare për Reformën Zgjedhore, pasi një vit na ndan nga zgjedhjet e ardhshme lokale.
Pavarësisht dakordësisë në parim, palët politike nuk po dalin me emra konkret për Komisionet, sa kohë që Partia Demokratike, vuan ende nga përçarja e brendshme e saj.
Me Sali Berishën dhe Enkelejd Alibeajn, që nuk kanë gjetur ende gjuhën për unitetin brenda grupit parlamentar, e më tej me bazën e demokratëve.
“Partitë politike parlamentare dakordësuan krijimin e komisionit parlamentar të posaçëm për reformën zgjedhore. KQZ sjell në kujtesë të këtyre partive domosdoshmërinë për fillimin sa më parë të punës për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg. Data 16 Prill 2023 është data e parë e mundshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.
Data 14 Maj 2023 është data e fundit. Përbërja dhe funksionimi i administratës zgjedhore, procedurat e nxjerrjes së rezultatit, financimi, ankimimet dhe sanksionet administrative, fushata në media përfshi edhe atë online përdorimi i fondeve publike në fushatë, digjitalizimi janë disa nga çështjet që KQZ vlerëson se duhet të marrin vëmendjen për reformim prej komisionit të posaçëm parlamentar”, shkruan Celibashi.