Scholz shmang Open Balkan, Rama: Nuk u implimentua kurrë, e respektoj

Edi Rama u takua ditën e sotme me gazetarët shqiptarë në Gjermani. Sakaq, u pyet edhe për “Open Ballkan”.

Rama u shpreh se nëse kancelari nuk do ta mbështeste, ai do e kishte shprehur më parë. Teksa, në lidhje me ata që e kundërshtojnë në Tiranë, ai tha se nuk i intereson fare.

“Sikur të ishte të mos e mbështeste nuk do përtonte ta thoshte as midis nesh as në publik. Kështu që kurrsesi nuk do të thosha që është mos mbështetës. Sa i përket mbështetjes së hapur edhe me gjithsej të thënë ashtu siç e them unë, kjo është një zgjedhje e komunikimit, plotësisht e respektueshme, për më tepër që procesi i Ballkanit të Hapur është një proces që ka lindur dhe shpjegohet ekzekutuesit siç është për shkak se procesi i Berlinit filloi të humbiste impaktin dhe për shkak se çfarë u parapa në procesin e Berlinit dhe çfarë u vendos në tryezë nuk u implementua kurrë jo nga Gjermania, por nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Sa i përket atyre në Tiranë që janë kundër, aq më pak shoh problem sepse nuk më intereson fare, më intereson mendimi i qytetarëve”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *