Hyn në fuqi njohja e patentave shqiptare në Gjermani, ambasada: Ja çfarë duhet të kenë parasysh drejtuesit (Data)

Ambasada gjermane në Tiranë ditën e sotme nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur edhe të dhënat kryesore në lidhje me njohjen reciproke që do t’i bëhet patentave shqiptare

Sipas ambasadës, këto rregulla do të hyjnë në fuqi më 1 qershor 2022, kjo si një ndihmë për të gjithë shqiptarët të cilët jetojnë prej vitesh në gjermani.

Kjo vlen për shtetas me rezidencë në Gjermani (qëndrimi në Gjermani për të paktën 185 ditë në vit).

‘’Përmes kësaj marrëveshjeje për bashkëqytetarët/et shqiptarë/e në Gjermani krijohet mundësia e një aksesi të sigurt ligjor në tregun e punës, për të cilin shpesh leja e drejtimit të automjeteve është kriter i rëndësishëm’’ shkruan në postim ambasada gjermane.

Postimi i plotë:

Me nënshkrimin e një Marrëveshjeje të përbashkët ditën e sotme në Tiranë Sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë Federale për Zhvillimin Digjital dhe Infrastrukturën, z. Oliver Luksic, MdB, dhe Ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën, znj. Belinda Balluku, kanë hapur rrugën për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve.

Të dhënat kyç më të rëndësishme:

Rregullat e reja hyjnë në fuqi më 1 qershor 2022

Zotëruesit e një lejeje drejtimi të kategorive A, A1, A2, B, BE, C, C1, C2, D, D1, D2 (motorr, veturë, kamion, autobuz), të lëshuara pas datës 24 janar 2017, mund të bëjnë konvertimin pa qenë nevoja e një provimi të ri.

Kjo vlen për shtetas me rezidencë në Gjermani (qëndrimi në Gjermani për të paktën 185 ditë në vit). Përmes kësaj marrëveshjeje për bashkëqytetarët/et shqiptarë/e në Gjermani krijohet mundësia e një aksesi të sigurt ligjor në tregun e punës, për të cilin shpesh leja e drejtimit të automjeteve është kriter i rëndësishëm. Për Gjermaninë kjo njohje përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në mënjanimin e mungesave të fuqisë punëtore të kualifikuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *