Arrestohet në Itali 30-vjeçari i shpallur në kërkim, pritet ekstradimi

Është vënë në pranga nga autoritetet Italiane një 30-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës.

Mësohet se ndaj 30-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata e Rethit Gjyqësor Shkodër më 14 shkurt 2017 për trafikim të lëndëve narkotike.

Më anë të bashkëpunimit midis autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare u bë i mundur arrestimi i shqiptarit në zonën e Castelfiorerentino. Tashmë pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë ku dhe do të vuajë dënimin

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *