Të shtëna armësh janë regjistruar ditën e djeshme në kryeqytet.
Sipas burimeve të policisë.,E.K.,28-vjeç banues në kombinat, pas një konflikti për motive të dobëta në Kombinat dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E.I.,35-vjeç. 28 vjeçari është shpallur në kërkim nga policia, por fatmirësisht ngjarja që ka ndodhur ditën e djeshme nuk ka patur persona të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. K., 28 vjeç, banues në Kombinat, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, në Kombinat, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. I., 35 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.