Gripi i shpendëve gati ka përgjysmuar numrin e Pelikanëve Kaçurrel në Liqenin e Prespës.
Specia e rrallë e konsideruar si një prej elementëve më të rëndësishëm të Parkut Kombëtar, ku sipas spesialisteve është vënë në rrezik Pelikani Kaçurrel për shkak të gripit të shpendëve, kjo specie e cila gjendet në liqenin i cili ndahet mes 3 shteteve Shqipërisë Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Gati 600 Pelikanë kanë ngordhur deri më tani në pjesën Greke të liqenit si pasojë e këtij gripi ku 3 prej tyre janë gjendur edhe në kufirin Shqiptar. Specialistët thonë se bëhet fjalë për shpendë të ngordhur në pjesën Greke ku pelikanët folëzojnë, ndaj kjo situatë është shumë alarmante edhe se për shkak të këtij gripi mund të preken edhe shpendë të tjerë, prandaj Administrata e Zonave të Mbrojtura është duke vazhduar monitorimin në terren.
“Situata është pak shqetësuese në lidhje me gripin e shpendëve kryesisht tek pelikani kaçurrel sepse ka qenë një nga emblemat të prezencës të këtij shpendi të madh, ndër shpendët më të mëdhenj në liqenin e Prespës. Një shpend i rrezikuar në rang global. Vitet e fundit numri i pelikanëve ka qenë në rritje, pra janë mbi 1200 çifte. Ky është një grip transmetues tek shpendët e tjerë. Sot qysh në orët e para të mëngjesit bashkë me grupin e rojeve mjedisore, kemi lundruar në liqen nuk kemi konstatuar raste ngordhje të pelikanëve”, u shpreh Vasil Mele.
Momentalisht në qarkun e Korçës nuk kemi ndonjë përhapje të vatrës te re të gripit të shpendëve, ndërkohë vatrat që janë identifikuar kanë qënë në Plasë, Vishoshicë dhe në Prespë.