Pamje “horror” nga vrasja në Fier, shkallët e mbuluara me gjak i pastron vjehrra e viktimës

Ka folur për media, gruaja e 61 vjeçarit Xhevahir Hoxha që vrau nusen e tij ditën e sotme. Qerime Hoxha tha se vrasja kishte ndodhur në kuzhinë dhe më pas 61-vjeçari ka dalë nga shtëpia pa folur fare derisa më pas u gjet i vetëvarur në pemë.

Ndër të tjera, ajo zbuloi se viktima i thoshte shpesh 61 vjeçarit se nuk kishte vend në shtëpi edhe pse vetëm 1 muaj jetonte në shtëpi.

“Nusja i thoshte burrit tim që nuk ke shtëpi këtu. Vrasja ka ndodhur në kuzhinë, unë nuk isha aty. Burri im e vrau nusen më thikë, mua nuk më foli fare. Nuk më tregoi gjë fare vetëm iku”-tha ndër të tjera Qerime Hoxha.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *