Një ndër konkurentët më të komentuar në ‘Për’puthen”, Atdhe Xharavina, i është rikthyer çështjes së debatuar se ai është ndaluar shpesh nga ana e policisë. Muaj më parë, në mediat rozë u bënë virale pamjet kur ai ishte ndaluar nga policia për një kontroll. Madje ai shpjegoi në emision se nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe se është i pastër. Por kjo çështje është rikthyer sëish për diskutim në emisionin “Glamour Zone” në TV ORA. Atdheu rrëfeu problemet që ka hasur në 4 shtete.
Vitin e kaluar janë publikuar disa foto të tuat ku të ka ndaluar policia në kufi. Pse?
Atdhe Xheravina: “Ato foto janë shkrepur më parë. Dhe ma kanë bërë makinën sallatë siç i themi ne në Kosovë. Katër shtete kishin urdhër të ma çmontonin makinën sa here kaloja në kufi. Më akuzonin për narkotrafik”.
Ti e ke kryer këtë si vepër penale?
Atdhe Xheravina: “Jo, kjo nuk është e vërtetë. Bashkë me avokatin tim, tani e kemi zgjidhur këtë problem”.