Prej disa orësh vazhdon mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Mediat bënë me dije se gjatë mbledhjes deputeti Saimir Koreshi është shprehur se e vetmja mënyre për zbutjen e demokrateve është bashkimi.
Sipas tij duhet tu kthejmë bashkitë demokratëve pasi me këto ritme nuk ‘jemi ne rrugën e duhur. Nga ana tjetër Albana Vokshi është shprehur se bashkimi duhet te jete real, jo i sforcuar, bashkim edhe ne baze.
Ndërsa Lefter Geshtenja ka pohuar se PD është në një krize te thelle duke propozuar zgjidhje.
Pasi PD nuk fitoi zgjedhjet 25 prillit, nisi bjerrja apo rrjedhja e pare e anëtarësisë dhe strukturës, ku shume demokrate shprehnin pakënaqësinë për atë çka ne nuk erdhëm në pushtet.
Krijesa e dyte dhe me thelle ishte vendimi i 9 shtatorit, e për pasojë vendimet e njëpasnjëshme te 11 dhe 18 dhjetorit qe çuan në çarjen dhe krizën e thelle të PD.
Duke parë dhe pranuar realitetin ku ndodhemi sot si PD, ne duhet të ndërmarrim një proces gjithëpërfshirës ku secili nga ne duhet te kontribuojë jo për të përfituar por duke dhënë maksimumin ne funksion te bashkimit dhe organizimit real te PD.
Në thelb të këtij procesi mendoj se duhet të qëndrojë:
‘‘armëpushimi’’ mes demokrateve, vota e fshehte e lire dhe e barabarte.
Çfarë kuptimi ka hapja apo bashkimi i partisë nëse ne vazhdojmë bëjmë zgjedhjet përpara se të hapet apo të bashkohet Partia?
Mendoj që në PD nuk duhet te egzistojë termi shumice pakice, pasi ne duhet te jemi NJE te jemi te gjithë bashkë kundër Edi Ramës, ndarja në mazhorancë e minorancë në Parti na çon në ndarje dhe përçarje të strukturës në të gjitha Nivelet.
Nuk është aspak normale që në procesin e zgjedhjeve brenda në Parti të mos përfshihen kryetarët /drejtuesit/ ish drejtuesit e strukturës së degëve qe kane shpenzuar për 30 vjet kohë mund dhe para, janë njerëz me vlera dhe kontribute, janë njerëz qe kanë së paku 9 vjet në një opozitë të vështirë. Ata nuk përfshihen thjesht për faktin se mendojnë ndryshe apo nuk kane firmosur formularin, ndërkohë nuk janë larguar për asnjë moment nga PD.
Unë them që kjo nuk është normale, kjo nuk është demokraci, kjo nuk është hapje e partisë ky nuk është bashkimi, por është e kundërta.
Për zgjidhjen e kësaj krize propozoj:
Ngritjen e Grupeve te Përbashkëta Pune ne nivel qendror dhe lokal për organizimin dhe drejtimin e procesit te bashkimit dhe zgjedhjeve ne PDSH ne nivel qendror (5deputete) dhe lokal (5 veta drejtues strukture) (deri me 15/04/2022).
Te drejtën për të kandiduar e ka çdo demokrat që plotëson kriteret e përcaktuara mëparë.
Ndërkohë duhet te fillojmë me urgjence punën ne terren duke dal të gjithë bashke për të dhënë mesazhin e Bashkimit pasi pas 1 viti kemi zgjedhjet lokale, te japim mesazh te qarte për çdo demokrat qe Grupi Parlamentar është i bashkuar dhe i unifikuar.”- tha Gështenja.