Le Pen del kundër embargos për gazin rus

epa09671777 Rassemblement national (RN) party candidates to the 2022 French presidential elections Marine Le Pen attends apress conference during a visit in Beziers, France, 07 January 2022. EPA-EFE/GUILLAUME HORCAJUELO

Kandidatja për presidente në Francë Marine Le Pen, është shprehur se mbështet sanksionet kundër Rusisë, por jo kur bëhet fjalë për furnizimet me naftë dhe gaz. Në një intervistë për Radio France Inter, ajo tha se nuk do që populli francez “të vuajë pasojat e sanksioneve” për naftën dhe gazin.

Franca, si shumë vende të tjera evropiane, importon një pjesë të madhe të gazit të saj natyror përmes tubacioneve nga Rusia, duke e përdorur atë për energji rezidenciale dhe komerciale.

Le Pen, e cila garon kundër Emmanuel Macron për presidencën në balotazhin e 24 prillit, është kritikuar nga rivalët për mbështetjen që i ka dhënë në të shkuarën  Rusinë dhe Presidentit Vladimir Putin.

Po ashtu, ajo dukej se mbështeste edhe aneksimin e Krimesë nga Rusia në 2014, por e përshkruan pushtimin aktual si një situatë të ndryshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *