“Ti je shkaktari”, debate me tone të larta në mbledhjen e grupit të PD, Noka fajëson Bardhin

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ditën e sotme në selinë blu ka pasur debate të forte, madje edhe me tone të larta.

Mësohet se Flamur Noka ka replikuar me sekretarin e Përgjithshëm Gazment Bardhi, duke e bërë këtë fundit fajtor për gjendjen ku ndodhet PD-ja sot.

Pjesë nga debati:

Flamur Noka: Ti je shkaktar i kësaj gjendje.

Gazment Bardhi: Unë jam në partinë time, nuk të marr leje. Kur erdhët ditën e vendimit gjyqësor thatë se vendimet e gjyqit zbatohen. Sot thoni gjykata është e Ramës. /Priza.al

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *