E ardhmja e Strakoshës shkakton “përplasje” mes Sarrit dhe Tares, gjithçka vendoset në fund të sezonit

Gardiani shqiptar i Lazios, Thomas Strakosha a ka ende të paqartë të ardhmen e tij. Momentalisht shanset për qëndrim dhe ato për largim duket se janë 50/50.

Rinovimi mes gardianit shqiptarë dhe Lazios është një marrëdhënie pezull, pasi Strakosha nuk preferohet shumë nga trajneri Mauricio Sarri, ndërsa nga ana tjetër qëndron Igli Tare.

E gjithë kjo referuar mediave italiane të cilat raportojnë se po të ishte çështja e rinovimit në duart e Sarrit, Strakosha do të ishte larguar tashmë nga Lazio, por është drejtori sportiv i klubit, Igli Tare që kërkon qëndrimin e gardianit shqiptar.

Mbetet të shikohet në ditët në vijim nëse marrëdhënia Tare-Sarri do të gjejnë zgjidhje për Strakoshën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *