Ngacmimet seksuale në punë, për fat të keq po bëhen edhe më të shpeshta. Shumë raportime kanë ardhur nga vajzat e abuzuara, ose që janë ngacmuar nga shefi i tyre. Një rast që vjen nga Kina tregon një të re e cila ka shpërthyer ndaj shefit të saj, pasi e kishte ngacmuar me mesazhe të padëshiruara. Nga pamjet që janë bërë virale, shihet një punonjëse e cila godet vazhdimisht shefin e saj në fytyrë me një shkop me një leckë, dhe i hedh çdo gjë në tokë.
Vajza e njohur vetëm si Zhou, shkon e indinjuar në zyrën e shefit të saj ndërsa e godet. Shefi i saj, i identifikuar si Wang, qëndron ulur në tryezën e tij, ajo e godet atë tre herë në kokë me një leckë. Wang – zëvendës drejtor i departamentit të zbutjes së varfërisë në rrethin e Beilin, në Provincën Heilongjiang, sipas medias shtetërore kineze – qëndron në heshtje.
Shefi i saj përpiqet të kërkojë falje, duke thënë se mesazhet e tij ishin vetëm një shaka, por ajo e akuzon atë për ngacmim. Zhou, e cila pretendon se shefi i saj i dërgoi asaj tre herë mesazhe të papërshtatshme dhe të ngjashme me kolegët e saj, paraqiti një raport në polici javën e kaluar.
Pas një hetimi të brendshëm, Wang u zbulua se kishte ‘probleme të disiplinës’. Ai u pushua nga puna e tij, njofton Agjencia e Lajmeve Xinhua.
Burimi i lajmit: Dailymail. Përshtatur nga “Priza.al”