EMRI/ Gjendet i dekompozuar në banesë një 55-vjeçar në Korçë

Pasditen e sotme, një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Korçë.

Shtetasi Gjergji Kovaci, i cili jetonte vetëm është gjetur nga fqinjët e tij dhe dyshohet se ka vdekur disa javë më parë pasi trupi është e dekompozuar.

Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, pasi 55-vjeçari vuante nga probleme shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 12.04.2022, rreth orës 18:30, në lagjen nr. 8, Korçë, është gjetur nga fqinjët, i pajetë në banesën e tij shtetasi Gj. K., rreth 55 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Nga të dhënat e para, dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale, pasi ky shtetas vuante nga probleme shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *