“Alibeajn do ta ndjekë fati i Bashës”, Berisha: Ai harron se vë veten në një pozitë të papërshtatshme

Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit të PD, Sali Berisha ka deklaruar se Enkelejd Alibeajn do ta ndjekë fati i Lulzim Bashës, ndërsa shtoi se ai nuk tërhiqet nga apelimi i vendimit të Gjykatës që njohu Kuvendin e ish-kryeministrit, pasi nuk e lë Edi Rama, duke shtuar se është në mision.

“Alibeajn nuk e lë Rama të tërhiqet, është në mision. Do ta ndjekë fati i Bashës. E vë veten në një pozitë të papërshtatshme”, tha Berisha.

Më tej Berisha tha se deputetët e PD, përfshirë edhe Lulzim Bashën, do të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar.

“Deputetët e PD, përfshi edhe Lulzim Bashën do të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar. Çdo njeri është i lirë të marrë vendimin e tij”, u shpreh ai.

I pyetur nëse do të jetë në mbledhjet e radhës, Berisha tha: Patjetër do jem në çdo mbledhje..

Në përfundim nuk i ka kursyer ironitë për Alibeajn dhe bardhin duke thënë se ata janë miq  bashkë, por nuk mund të emërojnë njëri-tjetrin në krye të partisë.

“Ai bën dhe kryetarin e partisë, i emëruar nga Gaz Bardhi, ata janë shokë por jo të emërojnë njëri-tjetrin në krye të partisë”, tha Berisha duke qeshur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *