Ditën e sotme parashikohet një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri në mesatare. Sakaq, në orët e mesditës deri në ato të pasdites hera herës do të jenë më të dendura.
Reshje shiu të dobëta dhe në formën e pikave do të ketë përgjatë orëve të mesditës deri në pasdite në lindje të territorit. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 1 deri 8m/s. Përgjatë bregdetit era do të fryjë e vrullshme hera herës 20m/sek.
Ndërkohë, valëzimit në dete parashikohet të jetë i forcës 3 ballë.