Ditën e djeshme krimi në familje la të tronditur fshatin Vidhisht të Roskovecit. Shtetasi Xhavahir Hoxha vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizi dhe më pas u vetëvra. Sot viktimat do të përcillen për në banesën e fundit.
Bëhet me dije se Hoxha do të përcillet për në banesën e fundit në fshatin e tij Vidhishtë, ndërsa 30-vjeçarja do të prehet në varrezat pranë familjes së saj. 30-vjeçarja ishte nënë e 3 fëmijëve nga martesa e parë dhe fëmijët jetonin me ish-bashkëshortin, si dhe kishte tre vite që bashkëjetonte me Fatjon Hoxhën.
Konfliktet e vazhdueshme për mospranimin e lidhjes, çoi 61 vjeçarin deri në kryerjen e aktit. Familjarët po ashtu janë tronditur nga ngjarja.