Joe Biden, presidenti i SHBA-së ka akuzuar “diktatorin” Vladimir Putin për gjenocid.
Sakaq, Biden ka shkuar më tej se çdo anëtar tjetër i administratës së tij në përshkrimin e tij për vrasjet në Ukrainë. Ndërkohë, zyrtarët amerikanë vazhdimisht akuzojnë Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës, por deri më tani nuk kanë shkuar aq larg sa ta quajnë atë “gjenocid”.
Ndër të tjera, presidenti është shprehur se ngelet në dorën e avokatëve për të vendosur nëse është kryer ndonjë gjenocid ose jo.
“Më duket me siguri si gjenocid”, u tha ai gazetarëve pas fjalimit të tij.
Menjëherë mbas deklaratës së Biden-it, ka reaguar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili ka lavdëruar homologun e tij amerikan në Twitter.
“Fjalë të vërteta,” tha ai, duke shtuar: “T’u vendosësh gjërave emrat e tyre është thelbësore për t’i bërë ballë të keqes”.